Në nëntë muaj janë depistuar 45.313 gra mbi 35 vjeç

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Sot është 21 tetori, dita kombëtare e depistimit të kancerit të gjirit, që do të thotë se sot në gjithë vendin kush nuk ka kryer kontrollet përkatëse duhet të drejtohet në spitale apo qendra shëndetësore , për të bërë një eko gjiri, mamografi, apo një ekzaminim klinik.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor gjatë periudhës janar-shtator 2019 janë depistuar 45.313 gra mbi 35 vjeç në shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në vend.

FSDKSH thekson ndër të tjera se diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.