Kërkohej nga drejtësia italiane, kapet në Lezhë 43-vjeçari

TIRANË, 21 tetor/ATSH- Arbi Fortuzi/ Policia e Lezhës ka ndaluar një 43-vjeçar për llogari të shtetit italian. I ndaluari Fred Gjonaj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar në prill 2005,  me 11 vite e 3 muaj burgim nga shteti italian, gjykata në Forli, Itali.

“Shërbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Fred Gjonaj, 43 vjeç, banues në Kurbin Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli / Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian”, njofton Policia e Lezhës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.