FRANCË – OKB, BE: Rritet rreziku i shtimit të krizave ushqimore në botë

PARIS, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Botë rrezikon të përballet me shtimin e krizave ushqimore për shkak të disa faktorëve të njëkohësishëm demografikë, mjedisorë, klimatikë dhe financiarë, sipas një raporti shkencor të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë dhe Komisionit Europian.

Raporti i titulluar “Sistemet ushqimore në rrezik” tregon rreziqet e skamjes dhe urisë në disa vende, veçanërisht në Afrikë, si rezultat i ngrohjes globale dhe konflikteve të armatosura, por edhe rreziqet e rritjes së rasteve të mbipeshës, ose të “tronditjes” së çmimit në tregjet botërore të produkteve bujqësore, si në vitet 2007-2008.//ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.