Agjencia Telegrafike Shqiptare

ÇEKI – Shkatërrohet rrjeti rus i spiunazhit

PRAGË, 21 tetor /ATSH-AFP/- Policia dhe shërbimi inteligjent njoftuan se kishin asgjësuar një rrjet rus spiunazhi, që vepronte nga ambasada ruse në Pragë.

Rrjeti ishte krijuar për të shenjestruar objektivë çekë dhe të huaj nëpërmjet serverave kompjuterikë.

“Rrjeti u shkatërrua dhe u asgjesua plotësisht”, deklaroi para parlamentit, kreu i Inteligjencës çeke BIS, Michal Koudelka.

Sipas tij, grupi i shpërbërë ishte pjesë e një rrjeti të krijuar nga Rusia edhe në vende të tjera europiane, pa i përmendur këto të fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version