BRUKSEL – Stoltenberg: Presim me padurim MV në NATO

BRUKSEL, 21 tetor /ATSH-MIA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot në një mesazh në rrjetin social Twitter se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për t’i rikonfirmuar përkushtimin e Aleancës Atlantike përsa i përket anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.
“Në një bisedë telefonike që zhvillova me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i rikonfirmova përkushtimin e NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Stoltenberg.

“Procesi i ratifikimit po vijon dhe presim me padurim që Maqedonia e Veriut t’i bashkëngjitet sa më shpejt  Aleancës sonë”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.