BOLIVI – Morales kryeson zgjedhjet presidenciale

LA PAZ, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti bolivian, Evo Morales ka marrë deri tani 45,7% të votave, ndërsa sfiduesi i tij kryesor, Carlos Mesa, mori 37,3% , sipas rezultateve paraprake të publikuara nga e përditshmja kolumbiane ”El Deber”.

Morales deri më tani ka fituar tre mandate presidenciale që në raundet e para të zgjedhjeve.

Nëse asnjë kandidat nuk merr të paktën 50% të votave në raundin e parë, ose 40% me një epërsi 10 pikë mbi vendin e dytë, të dy kandidatët kryesorë do të përballen me njëri-tjetrin në një raund të dytë në datën 15 dhjetor./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.