BM – Gjykata dhe parlamenti përgatiten për t’u përballur me planet e Johnson-it për Brexit

LONDËR, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Politikanët dhe avokatët britanikë do të përballen me dy situata mbi ligjshmërinë e planeve të Brexit-it të kryeministrit, Boris Johnson, pasi ky i fundit dërgoi një kërkesë të diskutueshme në Bruksel për të shtyrë largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Johnson është përpjekur të shmangë bujën dhe është zotuar të mbajë sot një votim, në Dhomën e Komuneve për marrëveshjen e largimit.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow, i cili rregullon mosmarrëveshjet procedurale dhe miraton programin e votimeve në këtë dhomë, është shprehur se fillimisht do të shqyrtojë nëse qeveria e Johnson-it shkeli procedurën parlamentare duke parashtruar një votim tjetër për marrëveshjen e Brexit, menjëherë pasi deputetët vendosën për një shtyrje.

Një gjykatë skoceze është planifikuar të gjykojë nëse veprimi i Johnsonit përputhet me ligjin e ri që e detyronte atë të kërkonte një shtyrje./ /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.