TIRANË, 19 tetor /ATSH – I. Vata/- Partia Socialiste vazhdon organizimin e strukturave në kryeqytet dhe procesi është drejt përmbylljes së analizës së zgjedhjeve”, tha sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali ka marrë sot pjesë në takim me strukturat e Njësia Administrative 5 në Tiranë.
“Në Njësinë 5, ku bashkë me Pandeli Majkon zhvilluam takimin me anëtarët e Organizatës Socialiste 1818, për të përmbyllur analizën zgjedhore dhe për të vazhduar me zgjedhjet në çdo organizatë”, tha ajo
Po ashtu, Spiropali tha se “besim tek ky proces, i cili me mbështetjen tonë dhe angazhimin e çdo anëtari, rezultatin e ka të sigurt”.