Shkodër/ AKU bllokon produkte ushqimore jashtë standardeve për konsum

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Inspektorët e kontrollit ushqimor në Shkodër në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, kanë identifikuar dhe bllokuar një aktivitet të kundërligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore.

AKU bën të ditur se, u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve, në cilësinë e provës materiale. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasin G. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër pronar i firmës.

61-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.