Nominimi i Dan Brouillette për postin e Sekretarit të Shtetit për Energjinë, garanci për koordinim

TIRANË, 19 tetor /ATSH – I. Vata/- Deputeti i Partisë Socialite Damian Gjiknuri e konsideron nominimin  e Dan Brouillette për postin e Sekretarit të Shtetit për Energjinë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, si garanci për koordinim mes dy vendeve.

“Dan Brouillette u nominua pak orë më parë nga Presidenti Trump për postin e Sekretarit të Shtetit për Energjinë. Një garanci për vazhdimësinë dhe për çuarjen përpara të koordinimit mes dy vendeve tona në projektet e përbashkëta me rëndësi për sigurinë energjetike”, shprehet ai.

Po ashtu, Gjiknuri shton se “në Shkurt 2018, pata kënaqësinë të isha i ftuar nga Brouillette për një takim zyrtar në Departamentin e Energjisë ku diskutuam për nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe projektet strategjike në funksion të sigurisë energjetike”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.