FOKUS –Parlamenti britanik votim historik për Brexit

LONDËR, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Ky është një votim historik me përfundim të pasigurt.

Parlamenti britanik mblidhet sot për të vendosur mbi marrëveshjen e Brexit të arritur mes Londrës dhe Brukselit, 12 ditë nga data e parashikuar për daljen nga Bashkimi Europian.

Arritur pas bisedimeve të mundimshme në limitet e kohës, marrëveshja synon të zgjidhë kushtet e divorcit pas 46 viteve jetë të përbashkët duke mundësuar një dalje të qetë dhe të shoqëruar nga një periudhë tranzicioni të paktën deri në fund të vitit 2020.

Por suksesi i saj është pezulluar me miratimin nga Parlamenti britanik, që ka dhënë prova intolerance në të kaluarën. Deputetët kanë hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e mëparshme për daljen nga BE arritur mes ish-kryeministres, Theresa May dhe 27 vendeve të tjera anëtare të BE-së

Thirrur për herë të parë të shtunën që prej luftës së Maluinëve, 37 vjet më parë, Dhoma e Komuneve do të hapet në 08:30 GMT, për debate që pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.