Prezantohet e-inspektimi në Korçë, Shalsi: Një sistem modern që do shtrihet në të gjitha bashkitë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Modernizimi i procesit të inspektimit duke shfrytëzuar edhe teknologjinë e informacionit ka nisur nga qyteti i Korçës ku është prezantuar sot sistemi e-inspektimi.

Gjatë trajnimit të trupave inspektuese mbi këtë sistem të ri inspektimi ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, tha se reforma do të monitorohet edhe nga Bashkimi Europian.

“Synojmë të reformojmë të gjithë trupat dhe sistemin e inspektimit. Reforma tashmë ka filluar dhe po asistohemi nga BE për të ndryshuar kuadrin ligjor, standardizuar dhe përcaktuar metodologjinë, si dhe për të ndërtuar një sistem rekrutimi dhe promovimi në bazë të aftësive dhe meritave mbështetur në praktikat më të mira evropiane,”u shpreh ministri Shalsi.

Shalsi nënvizoi se kjo praktikë inspektimi bazohet në dokumente, standarde, check-lista dhe metodologjinë e analizës së riskut. Ai shtoi më tej se, shumë shpejt do pajisen edhe trupat inspektuese të bashkive të Republikës së Shqipërisë me tableta, për t’i kryer edhe ata inspektimet në formë sa më të integruar dhe profesionale. /a.sh/j.p

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.