Negociatat/ Kryeministri i Luksemburgut: Dera nuk është e mbyllur

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ – Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel komentoi sot qëndrimin e Francës, e cila kundërshton negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se kjo nuk është një “jo e veçantë”.

Duke folur përpara nisjes së mbledhjes së sotme të Këshillit Europian, Bettel u shpreh se, “kërkohet unanimitet dhe sigurisht që vendet kanë pyetje në lidhje me skenarin, ndoshta edhe për një afat më të gjatë, megjithatë, siç e përmenda, nuk është njësoj sikur dera të jetë e mbyllur”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.