Negociatat/ Bildt reagon ndaj vendeve bllokuese: I mohuan BE-së çdo qasje të besueshme strategjike ndaj rajonit

TIRANË, 18 tetor /ATSH – I. Vata/- Ish- kryeministri suedez dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës të cilat kanë kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Bildt e konsideron si shkelje të angazhimit të mëparshëm dhe humbje të besimit të BE-së.

“Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për pranimin në Ballkan, Franca, Hollanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe privuan Bashkimin Europian nga çdo qasje strategjike të besueshme për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do t’i mbledhë pjesët?”, shprehet ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.