Negociatat/ Apeli i Soreca-s për qytetarët shqiptarë: Ju lutem, mos hiqni dorë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar sot se Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut nuk janë fajtore për mosdakordësinë e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave.

Duke cituar deklaratën e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, Soreca thekson se, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë”.

“Sot unë do të doja t’ju dërgoja një mesazh miqve tanë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ju lutem mos hiqni dorë”, thekson ai.

“Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të Bashkimit Europian”, përfundon ai.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.