Korçë, 5 godina ende në këmbë ruajnë kujtesën e krimeve të komunizmit

TIRANË, 18 tetor /ATSH – I. Vata/- Kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula ka vizituar sot godinat e hetuesisë dhe burgjet politike në Korçë.

Sula thekson se bashkëpunimi me pushtetin vendor për ruajtjen e kujtesës është me rëndësi për kurimin e së shkuarës.

“Korçë! 5 godina ende në këmbë, mbajnë peshën e birucave të hetuesisë dhe burgjeve politike. Mbi 900 persona të dënuar, afër 130 persona të pushkatuar përfshi 4 gra, dhe mijëra të internuar. Patëm takime të mira me institucionet vendore për të bashkëpunuat në fushën e kujtesës”, shprehet ajo.

Po ashtu Sula shton se “Gdhendur në ndërgjegjen kolektive! Sot! Qyteti zhvillohet e modernizohet, por në muret e qelive të Sigurimit të Shtetit në Korçën njerëzore, thellë në bodrume, ende kanë shpëtuar këto imazhe. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.