BRUKSEL – Tusk: Marrëveshja turko-amerikane nuk është një armëpushim real

BRUKSEL, 18 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk theksoi sot se armëpushimi i negociuar nga SHBA-ja me Turqinë nuk ishte një armëpushim real, por një kapitullim i kërkuar nga kurdët.

“Situata është mjaft e dukshme. Ky armëpushim i pretenduar nuk është ashtu si e prisnim”, theksoi ai.

“Në fakt nuk është një armëpushim, kjo është një kërkesë për kapitullim për kurdët”, deklaroi ai, në përfundim të një takimi me drejtuesit e BE-së në Bruksel./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.