BRUKSEL 18 tetor /ATSH-AA/ – Pas arritjes së marrëveshjes së re për Brexit-in, liderët e Bashkimit Europian do të takohen përsëri për të diskutuar çështjet e nxehta, si buxheti i bllokut dhe ndryshimet klimatike.
Sot nuk pritet ndonjë vendim lidhur me buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokur për periudhën 2021-2027, një temë edhe më e nxehtë se Brexit-i.
Liderët do të përpiqen të gjejnë një kompromis që kënaq vendet në favor të shpenzimeve minimale. Debatet do të zhvillohen mes atyre që argumentojnë se buxheti së paku duhet të ruhet në nivelin aktual dhe të tjerët që luftojnë për rritje të shpenzimeve për të kompensuar largimin e planifikuar të Britanisë së Madhe.
Sa i përket klimës, KE do të vazhdojë bisedimet për synimet e saj për një Europë me klimë neutrale deri në vitin 2050, ndërsa udhëheqësit gjithashtu do të diskutojnë axhendën e përparësive të përcaktuara nga presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./ /os/ a.jor.
