BRUKSEL, 18 tetor /ATSH/ – Anëtari i Parlamentit Europian, bullgari Ilhan Kyuchyuk do të jetë raportuesi i ri i Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, shkruan EWB.
Kyuchyuk është anëtar i koalicionit së ”Europa e Rinovuar” (ALDE).
Anëtar i Lëvizjes për Drejtësi dhe Liri në Bullgari, Kyuchyuk u zgjodh deputet europian në 2014.
Ai ishte anëtar i delegacionit të Komisionit të Jashtëm për Marrëdhëniet me vendet e Magrebit.
Ndërkohë, raportuesi për Malin e Zi është Tonino Picula, për Shqipërinë Isabel Santos dhe për Kosovën Viola von Cramon./ /os/ a.jor.