TURQI – Në botë jetojnë 1,3 miliardë të varfër

ANKARA, 17 tetor /ATSH-AA/ – Në botë ndodhen 1,3 miliardë persona të varfër. Gjysma e të varfërve që korrespondon me rreth 23% të popullsisë në botë përbëhet nga persona nën moshën 18 vjeç, ndërsa një e treta nga persona nën moshën 10 vjeç.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ndodhen 1,3 miliardë njerëz të varfër të cilët përbëjnë 23% të të gjithë popullsisë së botës.

Ndërkohë tërheq vëmendjen që gjysma e popullsisë së varfër në botë përbëhet nga persona nën moshën 18 vjeç dhe një e treta nga persona të moshës nën 10 vjeç.

OKB në kuadër të 17 Tetorit, Ditës Botërore Kundër Varfërisë, zhvillon aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

Pavarësisht se është vërejtur ngadalësim në vitet e fundit në uljen e shpejtësisë së varfërisë në botë, rajoni që kryeson me varfërinë është Afrika, ku përjetohen luftëra dhe kriza.

Liberia renditet e para në mesin e vendeve më të varfra e cila ka të ardhura vjetore për kokë 710 dollarë, vend ky i cili ndiqet nga Republika e Afrikës Qendrore me 730 dollarë, Burundi me 779 dollarë, Republika Demokratike e Kongos me 870 dollarë, Nigeri me 990 dollarë, Malavi me 1,180 dollarë, Mozambiku me 1,200 dollarë, Sierra Leone me 1,480 dollarë, Madagaskari me 1,510 dollarë dhe ishujt Komore me 1,570 dollarë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.