Negociatat/ Takim i kryetarëve të qeverive të PES

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e kryetarëve të qeverive të PES, të Bashkimit Europian.

Ashtu sikurse informoi dje kryeministri, “ky është një format i krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezë”.

Në këtë takim janë të pranishëm po ashtu edhe kryeministri finlandez, Antti Rinne, kryeministri suedez, Stefan Löfven, kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, kryeministri portugez, Antonio Costa, kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i PE-së, David Sassoli, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, Presidentja e Grupit S&D, Iratxe Garcia Perez dhe komisionerët e rinj të BE-së etj.

Duke ndarë foton familjare nga takim i cili zhvillohet përpara mbledhjes së Këshillit Europian, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se “temat kryesore të takimit janë zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, Brexit etj”./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.