Buxheti faktik 2018/ Mbështetja për zbatimin e Reformës në Drejtësi, prioritet

TIRANË, 17 tetor /ATSH – I. Vata/- “Mbështetja për zbatimin e Reformës në Drejtësi mbetet prioriteti absolut i qeverisë”, tha sot Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa foli në Kuvend për Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”.

Në fjalën e saj, Gjonaj tha se se angazhimi për të bërë një shtet evropian fillon nga sistemi i drejtësisë.

“Bilancet pozitive në sytë e ndërkombëtarëve justifikojnë plotësisht buxhetin që i është akorduar plotësisht drejtësisë së  re dhe gjithë sektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, ku qeveria nuk ka kursyer, nuk po kursen dhe nuk ka për të kursyer kur bëhet fjalë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe luftës kundër krimit të organizuar”, tha ajo.

Po ashtu, Gjonaj theksoi se “Mbështetja për zbatimin e Reformës në Drejtësi mbetet prioriteti absolut i qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, një reformë që ka marrë të gjithë vëmendjen e duhur të qeverisë për të krijuar kushtet e duhura ligjore dhe infrastrukturore për institucionet e ngritura me ligj që të kryejnë me efikasitet detyrën e tyre. Ky prioritet reflektohet në mënyrë të qartë dhe mbështetjen buxhetore që u është dhen institucioneve të vetingut, si për pjesën e investimeve infrastrukturore por dhe në trajtimin financiar të anëtarëve dhe punonjësve të këtyre institucioneve.

“Krahas miratimit në një kohë të shkurtër të akteve nënligjore dhe ligjore për të mundësuar zbatimin e reformës kemi arritur të sigurojmë  mbështetjen e plotë financiare dhe infrastrukturore për të mundësuar ngritjen e institucioneve të reja të cilat janë pjesë e Reformës në Drejtësi”, tha ajo.

Duke folur me shifra për mbështetjen e institucioneve të reja të drejtësisë , Gjonaj tha se “Buxheti shteti ka mbështetur dy institucionet e reja të vetingut, gjatë vitin 2018 në buxhetin faktik në aspektin e mbështetjes së infrastrukturës ndërtimore dhe stafit. Vlera totale për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Komisionerit Publik, si dhe blerje dhe pajisje arrin në vlerën 183.4 milion lek të buxhetit faktik të viti 2018″.

“Në buxhetin e shteti një mbështetje e madhe i është dhen dhe ngritjes së infrastrukturës të institucioneve të reja në polin e drejtësisë edhe për vitin 2019 në vlerën 313 milion lekësh.Një aspekt tjetër  është mbështetja me trajtimin financiar të personelit të vetingut, rritja me 50% e pagave për personelin ishte një hap  i hedhur nga qeveria për tu dhen mbështetjen e duhur këtyre institucioneve, si për të punuar të pa ndikuar nga joshja financiare. Janë 285 milion lekë që janë akorduar për tre organet e ventingut dhe që janë përdorur për pagat e personelit.Të gjitha këto rritje të buxhetit kanë  vijuar dhe me mbështetjen e viti 2019 dhe me  një 1 janar 2019 ka dyfishim të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku zënë buxhetin total prej 3.1 miliard lekësh”, tha ajo.

Në vijim Gjonaj tha se “Po ashtu në vitin 2019 i është dhënë mbështetje institucionit të SPAK, ku iu akordua një fond prej 150 milion lekësh i cili pritet të  funksionimi i tij. Po ashtu dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ju akordua buxheti prej 13.2 milion lekë për funksionimin e tij. Dhe gjithashtu të dyja institucionet e ngritura në fund të viti 2018, në buxhetin e 2019 ju akorduar një mbështetje prej 2.5 miliard lekësh”.

“Mbështetja për Reformën në Drejtësi si një reformë unike në llojin e vetë do të duhet të vijojë edhe më tej  me institucionet e reja të drejtësisë që do të ngrihen së shpejti”, tha Gjonaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.