​Thaçi dekoron komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë

PRISHTINE, 17 tetor /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit në Kosovë.

Thaçi e falnderoi komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës.

“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se do të jenë përherë mirënjohës për këtë. Komandanti Capodivento u shpreh se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.