Agjencia Telegrafike Shqiptare

ZVICËR – Shkrirja e akullnajave arrin nivele rekord

BERNË, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Shkrirja e akullnajave në Zvicër ka arritur nivele rekord pasi vala e të nxehtit në vitin 2019 u regjistrua si më e larta në histori. 

Një komision i Akademisë Zvicerane të Shkencave raportoi se shkrirja e akullnajave këtë vit çoi në humbje të mëdha të vëllimit të akullit.

“Akullnajat e Zvicrës janë reduktuar me 10% gjatë pesë viteve të fundit”, theksoi Akademia Zvicerane e Shkencave.

Akademia theksoi se sasia e dëborës dhe shkrirjes së akullnajave zvicerane gjatë periudhës dy javore të nxehtësisë ekstreme këtë qershor dhe korrik ishte e barabartë me gjithë konsumin vjetor të ujit të pijshëm të vendit.

Sipas akademisë, veçanërisht në pjesën lindore të Zvicrës dhe në pjesën veriore të Alpeve humbjet e vëllimit të akullit ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version