FRANCË – Macron: Optimist për nënshkrimin e një marrëveshjeje lidhur me Brexit

PARIS, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se ishte optimist që një marrëveshje e mundshme mbi Brexit po finalizohet aktualisht.

Duke folur në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas një takimi të përbashkët qeveritar, Macron u shpreh se shpresonte që nënshkrimi i një marrëveshjeje të mund të realizohej gjatë një samiti të liderëve të BE-së të enjten. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.