FOTO/ “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit Bylis për artdashësit fierak

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ – Opereta “Lakuriqi i natës” është shfaqur për artdashësit fierak në festën e çlirimit të këtij qyteti.

Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në skenën e teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e çlirimit të Fierit.

TKOB mblodhi një kastë artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtarë të përbërë prej 17 solistësh, të cilët zhvilluan një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale.

Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot.

Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një një vepër të vetme erdhën të interpretuara në mënyrë fantastike nga artistët dhe trupa e baletit në skenën e teatrit “Bylis”.

Një shfaqje brilante për artdashësin fierak të cilët gjatë shfaqjes kanë duartrokitur herë pas here lojën e mrekullueshme të artistëve në skenë. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.