“Ditët e Turqisë”, organizimi për të tretin vit në Tiranë

TIRANË, 16 tetor /ATSH/- Tirana mirëpret panairin “Ditët e Turqisë” me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike për kulturën, veshjet tradicionale, gjuhën, historinë dhe artin turk.

Aktiviteti multidimencional, ekonomiko kulturor, “Ditët e Turqisë” do të zhvillohet në Tiranë në sheshin “Skënderbej” në datat 18-19-20 tetor 2019.

Ky event organizohet për të tretin vit radhazi, dhe pjesëmarrës janë bashki, institucione dhe organizata nga Turqia dhe nga Shqipëria synojnë të promovojnë dhe prezantojnë  kulturën, historinë, natyrën dhe artin turk në vendin tonë.

Pjesëmarrësit do të njihen me artin tradicional dhe gatimet e rajoneve turke, të cilat do të qëndrojnë hapur përgjatë tre ditëve që mbahet ky panair.

Aktivitete të këtij lloji shërbejnë si urë bashkëpunimi mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë. Ndërkohë që Turqia renditet një ndër partnerët kryesorë tregtarë me Shqipërinë.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.