BM – ”The Guardian”: Johnson një hap nga marrëveshja me BE

LONDËR, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë në prag të një marrëveshjeje Brexit, shkruan e përditshmja britanike ”The Guardian” duke cituar burime nga Brukseli dhe Londra.

Sipas gazetës, kryeministri konservator, Boris Johnson do të binte dakord për lëshime për zgjidhjen e kufirit irlandez duke pranuar një formë kontrolli doganor midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.

Johnson kërkon sigurinë që Londra dhe Belfasti të lënë BE-në së bashku dhe të mbeten një territor i vetëm doganor./ /os/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.