Pajisje me ID e pasaportë/Zyra e Aleat tashmë edhe në Pishaj të Gramshit

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Prej ditës së djeshme, ka filluar së funksionuari zyra Aleat në njësinë administrative Pishaj.

Tashmë banorët e Njësive Administrative Pishaj, Poroçan dhe Sult mund të aplikojnë për t’u pajisur me letërnjoftim elektronik, ose pasaportë biometrike pranë kësaj zyre.

Kjo zyrë do reduktojë fluksin dhe radhët e gjata të qytetarëve që presin të marrin këto shërbime. Bashkia Gramsh ju vjen kështu më pranë qytetarëve, për t’iu ofruar një shërbim sa më të shpejtë dhe cilësor. /a.sh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.