Negociatat/ Ministrja finlandeze, Tuppurainen: Jemi të hapur për zgjerimin, duhet t’i përgjigjemi Ballkanit

TIRANË, 15 Tetor /ATSH/ -Tytti Tuppurainen, ministrja e Finlandës për Çështjet Europiane, që është edhe vendin që mban presidencës e BE ka folur për mediet para nisjes së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, e cila ka në fokus pikërisht hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se Finlanda ka në axhendë zgjerimin e Bashkimit Europian.

“Ne kemi zgjerimin sot në axhendë dhe si presidencë e Bashkimit Europian jemi të angazhuar tërësisht për të mbështetur procesin e zgjerimit. Sot pres një sinjal të Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ç’duhet të bëjë Europa, pasi ne kemi angazhime dhe duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”, u shpreh Tuppurainen.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.