Këmbim valutor/ Euro dhe dollari forcojnë pozitat ndaj lekut

TIRANË, 15 tetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën valutat kryesore euro dhe dollari amerikan kanë forcuar pozitat në këmbim me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane, euro ka fituar 0.11 lekë më shumë se një ditë më parë duke u këmbyer në kuotën e 123.35 lekë.
Ndërsa monedha e gjelbërt amerikane, dollari këmbehet me 111.98 lekë ose 0.22 lekë më shumë se ditën e hënë.
Sot paundi britanik ka fituar sërish pikë duke u ngjitur në nivelin e 141.27 lekë,ose 0.84 lekë më shumë.
Franga Zvicerane është zhvlerësuar lehtë me 0.18 lekë. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 84.61 lekë dhe 75.72 lekë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 111.98 +0.22
Euro EUR 123.35 +0.11
Poundi Britanik GBP 141.27 +0.84
Franga Zvicerane CHF 112.18 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 103.48 +0.13
Dollari Australian AUD 75.72 +0.19
Dollari Kanadez CAD 84.61 +0.04
Korona Suedeze SEK 11.38 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 12.23 -0.04
Korona Daneze DKK 16.51 0.00
SDR SDR 153.47 +0.30
Ari(OZ 1) XAU 167426.33 +499.83
Argjend(OZ 1) XAG 1978.45 +11.16
Juani Kinez (onshore) CNY 15.83 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.82 +0.03
Lira Turke TRY 18.97 +0.07

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.