Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë

TIRANË, 15 Tetor /ATSH/ -Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e bë e ditur nga nënkryetari i grupit të Partive Popullore Evropiane, Andrey Kovatchev, i cili thotë se PPE ka mbështetur gjithnjë procesin e zgjerimit me Bashkimin Europian.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e nevojshme për stabilitetin gjeopolitik të rajonit. Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me aktorë si Rusia, Turqia që kërkojnë të kenë më shumë influencë”, thuhet në deklaratën e PPE.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.