GREQI – 5 000 të evakuar pas një zjarri në kampin e migrantëve

SAMOS, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Mbi pesë mijë persona u evakuan pasi një zjarr shpërtheu dje në mbrëmje në qendrën pritëse të ishullit grek të Samosit.

Sipas gazetës ”Kathimerini”, zjarri lidhet me përleshjet midis refugjatëve të filluara pasdite.

Tetë persona u dërguan në spital dhe sipas burimeve një i mitur, i pashoqëruar, u godit me thikë për vdekje./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.