GJERMANI – Organizata “Reporterët pa Kufij” nderohet me çmimin për lirinë e shtypit

BERLIN, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Organizatës “Reporterët pa Kufij” i është akorduar një çmim nga shoqata e Botuesve të Revistave Gjermane (VDZ), për mbrojtjen e lirisë së shtypit.

Çmimi i Artë Viktoria për Lirinë e Shtypit, do t’i dorëzohet organizatës në 4 nëntor në Berlin, njoftoi sot VDZ.

“Reporterët pa Kufij” dokumentojnë shkeljet për lirinë e shtypit dhe lirinë në të gjithë botën.

Dega gjermane e organizatës ka qenë aktive që nga viti 1994 jashtë Berlinit dhe është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që u themelua fillimisht në vitin 1985.

Që nga viti 2015, VDZ ka dhënë çmime për individë dhe organizata që punojnë për shtypin e lirë. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.