FOTO/ Çelet ekspozita fotografike “Best Focus” në universitetin “Aleksandër Xhuvani”

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Bashkëkohor “Skampa” nuk ndjek vetëm një model kulturor, por njëkohësisht prodhon art e kulturë edhe të zhanreve të tjera.

Në këtë kontekst, në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” është hapur ekspozita fotografike “Best Focus” me pjesëmarrjen e veprave nga artistë të vendeve të ndryshme të botës, nën kurimin e Arben Alliajt.

Kjo ekspozitë prezantohet në Festivalin “Skampa 2019” si pjesë e një aktiviteti ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në qytetin e Fierit, i cili i kushtohet fotografisë artistike dhe vlerave që ajo përcjell në fushën e arteve pamore, frymëzuar në fotografinë shqiptare por edhe në eksperiencat ndërkombëtare. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.