Rama uron Kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës për fitoren

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar super mbrëmjen e sotme ku Shqipëria dhe Kosova fituan ndeshjen e tyre respektive në kuadër të eliminatoreve për europianin e 2020.

Kryeministri ka uruar të dyja Kombëtaret për fitoret, duke na përfaqësuar kështu denjësisht në Europë dhe duke bërë krenarë gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Shqipëria mundi pastër në transfertën me Moldavinë me rezultatin 0-4 ndërsa Kosova mbajti portën e saj të paprekur në fitoren kundër Malit të Zi, 2-0.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.