POLONI – Konservatorët fitojnë zgjedhjet legjislative

VARSHAVË, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Konservatorët nacionalistë në pushtet në Poloni fituan zgjedhjet legjislative duke marrë 45,16% të votave, sipas rezultateve zyrtare të 82,79% të zonave elektorale, publikuar sot në mëngjes.

Partia ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) e Jaroslaw Kaczynski mori maxhorancën absolute për një mandat të ri katërvjeçar dhe do të ndjekë programin e saj të reformave, shpesh të kundërshtuara.

Formacioni kryesor i opozitës, Koalicioni Qytetar (KO) mbeti shumë mbrapa me vota duke marrë 26,10%./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.