LUKSEMBURG – BE-ja dënon operacionin ushtarak turk në Siri

LUKSEMBURG, 14 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian dënoi sot operacionin ushtarak turk në veri të Sirisë dhe përgatiti sanksione kundër shpimeve të paligjshme të realizuara nga Turqia në brigjet e Qipros, njoftuan sot ministrat e Punëve të Jashtme në një deklaratë të përbashkët.

“BE-ja dënoi veprimin ushtarak të Turqisë që rrezikon rëndë stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, theksojnë deklaratat e miratuara nga ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

”Ajo ka rënë dakord për të miratuar masa shtrënguese kundër personave fizikë dhe përgjegjësve moralë apo të përfshirë në aktivitete të paligjshme të shpimit për nxjerrjen e hidrokarbureve në Mesdheun lindor”, shtuan ato./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.