30 institucione financiare jo banka zgjeruan aktivitetin në 55 miliardë lekë

TIRANË, 14 tetor /ATSH/- Gjatë vitit 2019, institucionet financiare jobanka (IFJB) kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre, në sajë të ecurisë pozitive të aktivitetit kreditues.
Deri në fund të shtatorit, sistemi financiar shënoi 30 institucione të angazhuara kryesisht në fushën e mikrokredisë, kreditimit, leasing-ut, faktoring-ut, parasë elektronike etj, me një total aktivesh prej 55 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në krahasim me fundin e vitit 2018 dhe një vit më parë, aktivet e IFJB-ve ishin 4% ose 23% më të larta.
Peshën kryesore e zënë IFJB-të që kryejnë aktivitet kreditues, ndjekur nga ato që kryejnë pagesa dhe transferta.
IFJB-të kanë raportuar një rezultat financiar pozitiv (rreth 0.6 miliardë lekë) dhe disi më të artë në krahasim me një vit më parë. Kapitalizimi i veprimtarisë së këtyre subjekteve vijon të mbetet në nivele të kënaqshme.
Cilësia e portofolit të kredisë paraqitet e përmirësuar, pasi raporti i kredive me
probleme në fund të tremujorit të parë ra në 9%, nga 13% në fund të vitit 2018. e.xh/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.