FOTOGALERI- Në Kantierin e Rilindjes së Lagjes Historike të Vlorës

TIRANE, 13 tetor/ATSH/-Lagjja historike e Vlorës, nga një rrënojë e zhytur me dekada nën pluhur e rrecka të vjetra, harrese e dëshpërimi, po rilind si një tjetër zonë rrezatuese zhvillimi turistik dhe ekonomik, punësimi dhe shprese tek e ardhmja.

I pranishëm në ceremoninë e përfundimit të rehabilitimit dhe restaurimit të lagjes historike të Vlorës, Kryeministri Edi Rama theksoi se është një hapësirë tërësisht e re, jo thjesht pastërtie dhe bukurie, por edhe zhvillimi ekonomik.

Në kuadër të këtij investimi është bërë rehabilitimi i gjithanshëm i të gjitha lagjeve të zonës, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës tradicionale, njëherësh duke iu përgjigjur kërkesave të jetës aktuale.

Gjithashtu është bërë rivlerësimi urban i shesheve brenda zonës, duke studiuar hartat e vjetra të qytetit dhe duke ruajtur sa më shumë elementët tradicionalë dhe gjurmët e vjetra të zonës.

Është bërë rikonstruksioni i rrugëve “Justin Godard”; “Irfan Shehu”, “Elham Doci” dhe është kryer restaurimi i objekteve historike të zonës.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.