Bashkëqeverisja/ 30 427 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 13 tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/ 30 427 ankesa në total në nivel qendror dhe 3 748 në nivel lokal janë zgjidhur pas ankesave të qytetarëve nga platforma e bashkëqeverisjes, “shqiperiaqeduam.al”.

Në nivel qendror në total janë regjistruar 45 326 ankesa, ndërsa janë zgjidhur 30 427. Në nivel lokal, numri total i ankesave të regjistruara është 8 102, teksa janë zgjidhur 3 748.

Gjatë kësaj jave, janë regjistruar 16 raste suksesi të spikatura. 6 rate te Agjencia Shtetërore e Kadastrës; 6 raste te Ministria e Financës dhe Ekonomisë; 1 rast te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; 1 rast te Ministria e Arsimit dhe Rinisë; 1 rast te Bashkia e Gjirokastrës dhe 1 rast te Bashkia e Tiranës.

Në total, janë regjistruar gjatë javës që sapo mbyllëm,  115 804 “Log In” në faqe si dhe 19 500 regjistrime të reja.  /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.