Xhaçka: Forcat e Armatosura pjesë e maratonës në Tiranë dhe Bruksel

TIRANË, 12 tetor /ATSH – I. Vata/- Efektivë të Forcave të armatosura do t’i bashkohen maratonës në Tiranë”, tha sot tha sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se FA mori pjesë dhe në maratonën prestigjioze të Brukselit.

Ministrja Xhaçka thekson se “plot 130 efektivë marrin pjesë nesër në Maratonën e Tiranës, por ushtarakët tanë na kanë përfaqësuar denjësisht edhe në një maratonë prestigjioze si ajo e Brukselit”.

“Nënkolonel Roland Shuli i cili shërben në Komandën Supreme të Fuqive Aleate në Evropë, vrapoi përkrah vajzës së tij Miriam, duke u ndjerë krenar si për ngjyrat që përfaqësoi ashtu edhe për vajzën e tij”, shprehet ajo. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.