TURQI – Rreth 415 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

ANKARA, 12 tetor /ATSH-AA/ – Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi neutralizimin e 415 terroristëve në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes”, që po zhvillohet nga Turqia në veri të Sirisë.

“Operacioni ‘Burimi i Paqes’, që po zhvillohet nga Turqia në lindje të Eufratit në veri të Sirisë ka vazhduar me sukses gjatë gjithë natës. Pozicionet e organizatës terroriste PKK/PYD-YPG janë goditur në mënyrë efektive nga toka dhe ajri. Numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 415”, thuhet në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes në Twitter.

Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.