FOTOGALERI/ Vija bregdetare Durrës-Kavajë, integrim i hapësirave publike

TIRANË, 12 tetor/ATSH/- Vija bregdetare e qytetit të Durrësit dhe hapësirat publike në zonën e plazhit në Shkëmbin e Kavajës dhe Malin e Robit në Golem do të rehabilitohen dhe do të jenë së shpejti në shërbim të qytetarëve.

Projekti për rreth 1 km vijë bregdetare në Durrës përfshinë sistemimin e rreth 30 mijë m2 sheshe dhe ndërtimin e shkallareve deri në det. Po ashtu projekti përfshinë dhe rreth 20 mijë m2 sipërfaqe te gjelbëruar, mbjelljen e rreth 500 pemëve dhe rreth 6500 shkurreve dekorative, fusha sportive, kënde lojërash, parkim.

Në zonën e plazhit në Shkëmbin e Kavajës dhe Malin e Robit në Golem janë rikonstruktuar 5.5 kilometra rrugë të brendshme dhe rrugë dalëse në det. Janë ndërtuar lidhje të reja me kolektorin e ujërave të zeza; disiplinimi i ujërave të bardha; krijimi dhe sistemimi e hapësirave publike; ndërtimi i trotuareve; krijimi dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbra; ndriçimi dhe ndërtimi e pikave të grumbullimit ditor të mbetjeve urbane. Po ashtu është bërë edhe sistemimi i Përroit të Durrësit që kalon në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës.

Fotoalbumi i ndjekjes së punimeve për integrimin e plotë të hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare të Durrësit dhe Kavajës./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.