FOTO/ Teatri Kombëtar çel sezonin artistik me veprën “Xhelatët” në “ArTurbina”

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ – Teatri Kombëtar çeli mbrëmjen e djeshme sezonin e artistik në skenën e “ArTurbinës” me veprën “Xhelatët” nga Martin McDonagh.

Kjo vepër erdhi  me regji nga Qëndrim Rijani dhe nën interpretimin e 14 aktorëve në skenë mes tyre Lulzim Zeqja, Arben Derhemi, Donald Shehu, Florian Agalliu, Hervin Çuli etj.

Në qendër të veprës është dëshira e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak, që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

Gjatë premierës së shfaqjes ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “një ndër veprat më të vlerësuara të autorit Martin McDonagh u shfaq mbrëmë për herë të parë për publikun shqiptar, te ArTurbina nën regjinë fantastike të Qëndrim Rijanit dhe performancën e shkëlqyer të aktorëve Lulzim Zeqja, Genci Fuga, Ina Gjonçi, Ardian Cerga, Hervin Çuli, etj”.

“Në qendër të veprës është dëshira e një xhelati për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje”, tha Margariti. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.