Tetori rozë/ Një shembull sa për një mijë fjalë, qytetarja nga Durrësi kap në kohë sëmundjen

TIRANË, 11 tetor/ATSH/- Farie Hasanaj nga Durrësi ka bërë mamografinë këtë tetor dhe ka kryer menjëherë ndërhyrjen, duke e kapur sëmundjen në kohë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi në spital, pacienten Hasanaj.

“Një shembull sa për një mijë fjalë! Farie Hasanaj ka bërë mamografinë këtë Tetor dhe ka kryer menjëherë ndërhyrjen, duke e kapur sëmundjen në kohë. Në spitalin e Durrësit ofrohet sot shërbimi i plotë për trajtimin e tumoreve të gjirit”, shprehet Manastirliu.

“Para një viti ne ndërtuam një shërbim të ri , atë të senologjisë, ku kanë marrë shërbimin më shumë se 600 gra””, tha ministrja.

Ajo shprehu kënqësinë që Farija bëri kontrollin dhe gjeti forcën, dëgjoi mesazhin sensbizilues dhe shkoi e bëri kontrollin e gjirit.

Doktor Denisi thotë se “Faria është një nga ato raste që është kapur shpejt, në kohë dhe është trajtuar shpejt., pasi nuk kemi lista të gjata pritjeje. Ajo u diagnostikua në kohë dhe shumë shpejt bëri edhe ndërhyrjen”.

Ministrja Manastirliu tha se “nëpërmjet mesazheve që kemi në tetor, por edhe gjatë gjithë vitit. Duam të ndërgjegjësojmë çdo grua, të shkojmë tek çdo grua kudo ku ajo jeton që të jetë në qytet, në fshat për ta ndërgjegjësuar për të bërë kontrollin tek mjeku i familjes, pastaj mamografi në spitale”.

“Në një vit që kemi instaluar mamografinë në Durrës janë më shumë se 800 gra që kanë kryer ekzaminimin. Në Shqipëri në 9 muajt e parë të vitit janë mbi 9 mijë gra që kanë kryer mamgorafinë”,- nënvizoi Manastirliu.

Sipas saj, puna e mjekëve dhe infermierëve është përmirësuar.

“Janë hapur shërbime të reja, mjekë të rinj ka në gjithë spitalet rajonale, nuk është më e rëndësishme të shkosh në Tiranë. Ia kemi arritur të ofrojmë një fashë shërbimesh pranë vendbanimeve, që nuk ofroheshin më parë”, -tha  Manastirliu./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.