SHBA – Trump njofton një marrëveshje shumë të rëndësishme me Kinën

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se SHBA-ja dhe Kina kishin arritur në një marrëveshje tregtare të pjesshme shumë të rëndësishme, detajet e të cilës nuk janë ende të disponueshme.

“Ne kemi arritur në një marrëveshje shumë të rëndësishme të fazës së parë”, theksoi presidenti amerikan për shtypin pas takimit me Liu He, negociatori kryesor kinez.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, i cili mori pjesë në takimin që u zhvillua në Zyrën Ovale, konfirmoi se SHBA-ja do të hiqte dorë nga rritja e tarifave doganore për 250 miliardë dollarë të mallrave të improtuara nga Kina, që do të kalojnë nga 25 në 30% më 15 tetor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.