Rimëkëmbja e rrjetit energjetik, në 4 vite u investuan 250 milionë euro

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Investimet në rrjetin elektrik rritën cilësinë e furnizimit me energji në zonat bregdetare, ndërsa në 4 vite janë investuar 250 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të dhënat inkurajuese të progresit që vijon përditë në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik në të gjithë vendin.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna inkurajuese të progresit që vijon përditë në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik në të gjithë vendin, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Krahasuar me vitin 2017, janë 44% më pak ndërprerje të paplanifikuara të energjisë, ndërsa është përmirësuar koha e riparimit të defekteve në rrjet.

Koha e riparimit të defektit në 2017 ishte 53 minuta, ndërkohë që në 2019 u reduktua në 20 minuta.

Abonentët e lidhur në tensionin e ulët kanë 44% më pak ndërprerje energjie për abonent, ndërkohë që 29% është reduktuar kohëzgjatja pa energji./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.