Pezullim aktiviteti dhe 1.5 milionë lekë gjobë për subjektin në Korçë që prodhonte qese plastike

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ – Shqipëria do të jetë vendi i parë në Europë që do të ndalojë me ligj qeset plastike. Qershor 2020 është afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së ligjit ‘Për ndalimin e hyrjes, prodhimit dhe përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri’.

Në kuadër të kësaj pra për të arritur që në qershor të 2020 mos të ketë më përdorim të qeseve plastike kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin për zbatimin e ligjit për qeset plastike të pabiodegradueshme.

Në subjektet që shihet përdorimi i këtyre qeseve do ndërmerren masa duke nisur nga pezullimi i aktivitetit e deri tek gjobat.

Nga kontrollet e bëra pranë një subjekti në Korçë  i cili u gjet me shkelje ligji u morën masat pezullim aktiviteti dhe 1.5 milionë lekë të rinj gjobë.

”Pezullim aktiviteti, kallëzim penal pranë Policisë së Shtetit e 1,5 milionë lekë të rinj gjobë janë masat që u morën për një subjekt në Korçë që u gjet në shkelje të ligjit për ndalimin e prodhimit, tregtimit e përdorimit të qeseve plastike të pabiodegradueshme’, shkruhet në njoftimin e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.