TIRANË, 11 tetor /ATSH – I. Vata/- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në mbledhjen e some listën prej 12 kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës, ndërsa pritet të diskuton për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm.
Në mbledhje e sotme të Këshilli i Lartë i Prokurorisë merrnin pjesë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vёzhgues tё tjerë tё akredituar.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës, KLP ka miratuar listën pjesore të 12 kandidatëve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës:
Ndriçim Halilaj
Iva Harka
Fjorda Shqarri
Entela Hasmujaj
Esmeranda Basho
Denisa Plaku
Besmira Vishe
Redona Ndoni
Albulena Kulici
Vasjana Postol
Alban Syri
Ledjana Shkurti
Po ashtu, KLP miratohet me 10 vota pro projekt aktit për caktimin në detyrë të prokurores Edlira Bako ne Prokurorinë e Shkalles se Pare Elbasan
Një tjetër vendim i Këshilli i Lartë i Prokurorisë është dhe miratimi me 8 vota pro dhe 2 kundër (Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri) projekt aktit për caktimin në detyrën të prokurores Pranvera Gruda në Prokurorinë e Shkallës së Parë Durrës.
Mbledhja vazhdon dhe pritet diskutimi për vlerësimin e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.